Ursula von der Leyen në krye të KE/ Socialistët gjermanë dalin kundër Gjermanisë

Diel, 14 July 2019 09:56

Një grua mund të bëhet presidente e KE. SPD duhet të tejkalojë kokëfortësinë e saj dhe të mbështesë Ursula von der Leyen, kandidaten gjermane, ashtu si socialdemokratët e tjerë europianë, mendon Felix Steiner.

Gjermanët janë një popull i çuditshëm. Vërtet anëtarët e Komisionit Europian me rregullore janë të pavarur nga këshillat që vijnë nga vendet e tyre, por natyrisht, çdo vend e sheh si sukses, nëse dikush merr ndonjë post të rëndësishëm.

 

Por jo kështu gjermanët: Që nga dita, kur Ursula von der Leyen u propozua nga krerët e shteteve dhe qeverive si presidente e Komisionit Europian, në vend fillojnë ankimet e përgojimet. Në krye të kritikëve qëndrojnë kësaj here socialdemokratët, kjo çoi edhe në një situatë absurde në votimin vendimtar në samitin e BE-së , kur 27 nga 28 krerët e BE votuan, por pikërisht Merkel duhej të abstenonte - SPD, partneri i saj i koalicionit në Berlin e kërkoi këtë.

 

Tradhti e votës së zgjedhësve?

Jo, shokët socialdemokratë nuk kanë asgjë kundër, që pas 50 vjetësh më në fund dikush nga Gjermania të ngjitet në krye të Komisionit Europian. E natyrisht që ata nuk e kritikojnë faktin, që për herë të parë një grua ngjitet në këtë post. SPD është e zemëruar, për tradhtinë që iu bë parimit të kandidatit kryesor në zgjedhjet europiane.

Ursula von der Leyen nuk ka kandiduar për postin e presidentes së Komisionit Europian e prandaj, sipas kësaj logjike, nuk duhet të bëhet presidente e KE. Kjo nuk gjendet gjëkundi në marrëveshjet e  BE, por u praktikua kështu para 5 vjetësh, dhe në Gjermani u kuptua si pretendim i përhershëm.

Socialdemokratëve i ka shpëtuar, se simpatia për konceptin e kandidatit kryesor në zgjedhjet europiane përveç Gjermanisë nuk ishte shumë e përhapur në vende të tjera. Për shkak të mungesës së njohurive gjuhësore, kandidatët kryesorë në Poloni, Itali, Spanjë nuk ishin aspak prezent, krahasuar me vendin e socialdemokracisë.

Kjo jo vetëm në fushatën e fundit zgjedhore, por edhe në vitin 2014. Gjermanët nuk votuan as për Jean-Claude Juncker në vitin 2014 dhe as në maj për holandezin, Frans Timmermans. Dhe jo-gjermanët nuk votuan as për Martin Schulzin para 5 vjetësh apo Manfred Weber këtë vit. Çfarë parimi tradhtohet këtu dhe çfarë votuesish?

Por edhe kur socialdemokratët nga vende të tjera janë të shqetësuar dhe pyesin kolegët e tyre gjermanë, pse ata mbeten tek ‘Jo’-ja e tyre, pasi kjo paketë personeli është e pranueshme - SPD gjermane mbetet kokëfortë. Të qenit kokëshkëmb nuk është më kot virtyt gjerman.

Të mërkurën ata i paraqitën kolegëve të tyre europarlamentarë një listë të dobësive dhe problemeve që ka Ursula von der Leyen: Duke filluar nga dyshimi për plagjiaturë i disertacionit të saj deri tek skandalet në Ministrinë e Mbrojtjes e Bundeswehri.

Zjarr me artileri socialdemokrate

Vetëm këtë nuk ta thotë kjo listë-si është e mundur që kjo grua qëndron prej 5 vjetësh në postin e ministres së Mbrojtjes, që në Gjermani nuk shihet si post afatgjatë. Kjo pasi ajo drejtoi një ministri që mban 40% të buxhetit të federatës, Ministrinë e Punës dhe atë Sociale. E me këtë ka shumë më tepër përvojë administrative, se kandidati parlamentar, Manfred Weber dhe Frans Timmermans së bashku.

Image

Por një gjë duhet t'ua lesh socialdemokratëve: Zjarri me artileri që kanë filluar ata ka dhënë efekt. Sipas sondazheve, tani shumica e gjermanëve nuk e sheh Ursula von der Leyen si të përshtatshme për postin e presidentes së KE. E raportimi para votimit për Ursula von der Leyen të martën jep dozën e vet: Krahas partive popullore europiane, mbështetësit kryesorë të saj janë partia polake, PiS, partia e Orbanit, Fidesz, Lega e Salvinit- pra ato parti, të cilat çdo gjerman i mirëinformuar për arsye morale i refuzon.

Surprizat mbeten

Mund të pyesësh, se çfarë pëlqejnë këto parti tek Ursula von der Leyen? Po, ajo është nënë e 7 fëmijëve. Po, si ministre e Mbrojtjes ajo ka bërë figurë të mirë në skenën e NATO-s, gjë që u pëlqen shteteve që kanë dalë influenca sovjetike. Por në politikën e refugjatëve ajo ka qenë gjithmonë një nga përkrahëset besnike të kancelares Merkel.

Në këtë kuptim, disa nga mbështetësit e sotëm të një presidentje të KE, von der Leyen mund të habiten me të në të ardhmen. Por deri këtu nuk ka ardhur puna. Zgjedhja e Ursula von der Leyen javën e ardhshme konsiderohet si me gjasë, por jo e sigurtë. Nuk ka çudi që të ketë  edhe surpriza. /DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...