Shërbimi Ukrainas i Sigurisë (SBU) ka ndaluar një naftëmbajtëse rus në portin Izmail pranë qytetit ukrainas Odesa gjatë konfrontimit në Ngushticën e Kerçit.
Në fund të nëntorit të vitit 2018, Rusia kapi dy anije të marinës ukrainase dhe një anije mallrash, së bashku me 24 anëtarë të ekuipazhit, pasi hynë në ujërat e saj në Ngushticën e Kerçit.
Naftëmbajtësja ruse “Nika Spirit” u identifikua nga shërbimet ukrainase naftëmbajtësja “Neyma”, që pretendohet se bllokoi anijet ukrainase në Ngushticën Kerçit vitin e kaluar.
“Shërbimi Ukrainas i Sigurisë së bashku me Prokurorinë Ushtarake ndaluan Neyma-n, e cila kishte bllokuar anijet ushtarake të Ukrainës në Ngushticën Kerçit”, njoftoi SBU-ja në një njoftim me shkrim.
“Naftëmbajtësja e konfiskuar konsiderohet një element dëshmie pasi SBU-ja po përgatit një kërkesë në gjykatë për ndalimin e saj”, shtoi Shërbimi Ukrainas i Sigurisë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë tha se ambasada e vendit po heton rrethanat e incidentit.