Nga Armand Plaka
Danimarka refuzoi me politese oferten e Trump per ta blere Groenlanden, cka ndezi zemerimin e presidentit amerikan. Por duke pare ne histori, kjo nuk perben oferten e pare qe SHBA i kane bere Mbreterise se Danimarkes per blerje territoresh. Nje oferte e kurorezuar me sukses ne nje akt shit-blerjeje ndodhi kesisoj me shume se 100 vjet me pare, ne vitin 1917. Danimarka i shiti SHBA-se ishujt Virgjin ( Virgin Islands) ne Karaibe, te cilet i kishte nen zoterim per me shume se 250 vjet. Fotoja qe po botoj qarkullon rendom ne rrjet dhe njihet si parada e fundit e trupave daneze, ndersa me nje ceremoni te vecante ulin per here te pare dhe te fundit flamurin ( Dannebrog) kombetar ne seline e ish-guvernatorit te atyre territoreve ne St. Croix, duke ia dorezuar SHBA me 31 mars 1917. Gjithcka u mbyll me marrjen ne dorezim nga Kopenhageni te vleres se $25,000,000 (e konvertuar me vleren e sotme rreth $390,000,000 ). Kjo kohe perkoi me mesin e mandatit te Presidentit Woodrow Wilson dhe u vleresua si nje hap i duhur me pasoja gjeostrategjike, ekonomike e politike per SHBA ne ate kohe. Fotoja tjeter ka kete diciture: Porti i Christiansted-it ne St. Croix ne shek. 19.