Goditja nga Uragani Dorian, autoritetet vëmendje ndaj zonave të prekura

Premte, 06 September 2019 21:43

Dorian u dobësua duke u shndërruar në një uragan të kategorisë së parë të premten, pasi shkaktoi tornado dhe përmbytje rrugësh në Karolinën e Veriut dhe Jugut. Të premten herët, qendra e uraganit ishte vendosur pranë Kepit Hatteras në Karolinën e Veriut, ndërsa vazhdoi të përshkonte bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara me erëra të qëndrueshme me shpejtësi maksimale prej 150 kilometrash në orë.

Para se të dobësohej, Dorian la pjesë të ishujve Bahamas nën ujë dhe në shkatërrim të plotë. Organizatat e ndihmës nga katastrofat u mobilizuan për të ofruar furnizime dhe ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në këtë vend të Karaibeve, ku janë regjistruar të paktën 21 të vdekur. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi foli me personelin e ndihmës në Bahamas dhe na përcolli këtë raport.

Uji që po sprapset nga ishulli më verior Grand Bahama po zbulon shkatërrimet që pësuan komunitetet atje. “Pjesa më e madhe e ishullit ishte nën ujë, por Grand Bahama tani po del mbi të. Disa shtëpi, biznese, ndërtesa dhe infrastruktura janë shkatërruar keqazi”, tha kyreministri Hubert Alexander Minnis.

Uragani Dorian – një nga stuhitë më të rënda të regjistruara – ishte më i fuqishmi ndonjëherë që goditi ishujt Bahamas. Ai zgjati dy ditë. Ndërtesa të rrafshuara. Automjetet të hedhura. Autostrada të copëtuara. “Tani që stuhia ka kaluar, kemi filluar të bëjmë vlerësimet tona të dëmeve dhe të shohim saktësisht sa jemi dëmtuar”, tha Marvin Dames, ministër i Sigurisë Kombëtare.

Në një zonë tjetër të goditur keq në ishujt Abaco, lagje të tëra të shkatërruara. Shenjë se po shfaqet një krizë humanitare. “Njerëzit thjesht nuk mund të presin. Kur ke humbur gjithçka, ke nevojë për ushqim. Thjesht nuk mund të ulesh dhe të presësh”.

Majori Clarence Ingram punon me organizatën Salvation Army në Bahamas. Ashtu si Red Cross, ata sjellin ndihma immediate si ushqim, ujë dhe ilaçe.

“Ne do të përpiqemi të punësojmë disa njerëz në zonë për të ndihmuar në përpjekjet e ndihmës pasi u siguron të ardhura, i ndihmon ata të vazhdojnë të mbijetojnë, dhe jo vetëm të kenë pak ushqim, por të jenë në gjendje të rregullojnë disa gjëra në mënyrë që të vazhdojnë përsëri jetën e tyre.

Të enjten në Nju Jork, një zëdhënëse e Kombeve të Bashkuara tha se Programi Botëror i Ushqimit po organizon furnizime me gjeneratorë dhe pajisje satelitore, plus tetë ton ushqime të gatshme për të ndihmuar dhjetëra mijëra njerëz tani në nevojë.

“Fola me Presidentin Donald Trump i cili ka shprehur mbështetjen dhe u zotua për ndihmën e Shteteve të Bashkuara për Bahamas në këtë kohë të vështirë”, tha kryeministri Minnis. Roja Bregdetare Amerikane ka shpëtuar deri tani më shumë se 100 njerëz dhe disa kafshë shtëpiake. /Zëri i Amerikës/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...