Michelle Obama është mjaft e kujdesshme përsa i përket zgjedhjes së ushqimit. Në daljet televizive e shohim të kuruar dhe me një trup në formë, por kush qëndron pas kësaj? Me siguri jetesa e shëndetshme dhe ushqimet që ajo zgjedh me kujdes të konsumojë.
Në Instagram ajo jep vazhdimisht këshilla për një jetë të shëndetshme, ku shpesh shihet edhe duke u stërvitur.
Ndër pesë këshillat që Zonja e Parë më shpesh thekson janë:
Ha sa më shumë fruta dhe perime
Siç e dimë janë nga ushqimet më të shëndetshme dhe për të mbajtur trupin në formë.
Gatuaj më shumë në shtëpi
Kjo është mënyra edhe për të bërë ekonomi edhe për t’u thënë ‘jo’ fast-foodeve.
Pi shumë ujë
E dimë të gjithë që na ndihmon të hidratohemi dhe të ndjejmë më pak uri.
Merru me aktivitete të reja
Mënyrë e mirë për të qëndruar aktivë.
Bëj ndryshime të shëndetshme së bashku me familjen
Kjo mund të na motivojë më shumë, pasi ‘puna në grup’ është më tepër efektive.
Tani mos prisni gjatë, por filloni t’i zbatoni…