Trump: M’u kërkua heqja e sanksioneve ndaj Iranit në këmbim të bisedimeve, nuk pranova

Premte, 27 September 2019 19:38

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se ka kundërshtuar një kërkesë të Teheranit për të hequr sanksionet në këmbim të bisedimeve. “Irani donte që unë të hiqja sanksionet e vendosura në këmbim të bisedimeve. Unë thashë, sigurisht, jo!”, shkroi Trump në rrjetin social Tëitter.

Deklarata e presidentit amerikan kundërshton komentet e presidentit iranian, Hassan Rohani, i cili u citua të thoshte se Shtetet e Bashkuara ofruan të heqin të gjitha sanksionet ndaj Iranit në këmbim të bisedimeve.

Rohani, tha se gjatë qëndrimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka takuar zyrtarë amerikanë me insistimin e Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Francës. Irani është i gatshëm për negociata, por jo në një atmosferë sanksionesh dhe presionesh, tha presidenti iranian.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë përkeqësuar qëkur presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin vitin e kaluar, dhe sërish vendosi sanksione mbi ekonominë iraniane, për shkak të programit bërthamor dhe balistik të këtij vendi. Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 që përfshin gjithashtu Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën si nënshkruese, kishte për qëllim të frenonte programin bërthamor të Iranit ndërsa hiqte sanksionet ndaj këtij vendi.

Trump dëshiron ta detyrojë Iranin të rinegociojë marrëveshjen bërthamore, duke argumentuar se kushtet nuk ishin aq të vështira për të parandaluar Teheranin që të zhvillojë armë bërthamore. /Rel/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...