Trump: Nuk do t’i heqim sanksionet ndaj Iranit

Saturday, 28 September 2019 09:01

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai nuk ka pranuar kurrë të heqë sanksionet ndaj Iranit në këmbim të bisedimeve, duke kundërshtuar një pohim të Presidentit iranian Hassan Rouhani.

“Irani donte që unë t’i hiqja sanksionet e vendosura ndaj tyre si kusht për t’u takuar. Dhe unë sigurisht thashë jo!”, shkruante në një postim në Twitter të premten zoti Trump.

Më parë gjatë ditës zoti Rouhani tha që Shtetet e Bashkuara ishin ofruar ta bënin një gjë të tillë dhe se çështja ishte në diskutim.

“Ata (Shtetet e Bashkuara) kanë thënë qartë se do t’i heqin të gjitha sanksionet“, tha zoti Rouhani, pas kthimit në Teheran nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara që mbahet në Nju Jork.

Ai tha se vendi i tij ishte i gatshëm për negociata, por jo në klimën aktuale politike.

“Në kushtet e ekzistencës së sanksioneve dhe nën një klimë toksike e presioni maksimal edhe nëse duam të negociojmë me amerikanët nën kornizën 5 plus 1, askush nuk mund të parashikojë se cili do të jetë rezultati përfundimtar i negociatave” tha zoti Rouhani.

Zyrtarët amerikanë dhe sauditë kanë fajësuar Iranin për sulmet ndaj rafinerive të naftës saudite, të cilat bllokuan gjysmën e prodhimit të naftës të këtij vendi.

Zyrtarët iranianë, përfshirë zotin Rouhani, i kanë mohuar akuzat për përfshirje të Teheranit.

Ndërsa shumë udhëheqës botërorë zhvilluan bisedime në ambjentet e selisë qëndrore të Kombeve të Bashkuara këtë javë, nuk pati një takim mes Presidentit Trump dhe atij iranian.

Të dielën e kaluar Presidenti Trump tha se ai nuk kishte ndërmend të bisedonte me Hassan Rouhanin. Nga ana tjetër presidenti iranian pati thënë se ai nuk do të takohej me zotin Trump për sa kohë që Shtetet e Bashkuara mbajnë në fuqi sanksionet ekonomike.

Pak ditë më parë Presidenti Trump njoftoi sanksione të reja kundër Bankës Kombëtare të Iranit, duke përshkallëzuar më tej presionin ekonomik ndaj Republikës Islamike, por duke u tërhequr nga çdo veprim i drejtpërdrejtë ushtarak.

Departamenti amerikan i Thesarit tha të premten se sanksionet e fundit u vendosën pasi banka qendrore e Iranit u angazhua në “terrorizëm” duke siguruar “miliarda dollarë” për trupat e Rojes Revolucionare Islamike dhe Hezbollahun.

Modifikuar më Saturday, 28 September 2019 09:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...