Dy ish-ministra vietnamezë janë akuzuar për korrupsion, një krim i dënueshëm me vdekje në vendin aziatik.
Nguyen Bac Son, ministër Informacioni nga 2011-2016, u akuzua për “shkelje të rregullores në menaxhimin dhe përdorimin e kapitalit të investimeve shtetërore” dhe për “mitmarrje”.
Truong Minh Tuan, që në fillim ishte zëvendës i Son-it dhe më pas e zëvendësoi atë në postin e tij, derisa u pezullua korrikun e kaluar, u akuzua për të njëjtat krime.
Sipas policisë, Son pranoi se kishte marrë tre milionë dollarë ryshfet për lehtësimin e një marrëveshjeje të anuluar.
Tuan, pranoi se kishte marrë 200 mijë dollarë nga drejtuesi i së njëjtë kompani që i kishte dhënë ryshfet paraardhësit të tij.
Marrëveshja shkaktoi një humbje prej 307 milionë dollarësh në buxhetin vietnamez.