Pritet vendosja e sanksioneve amerikane ndaj Turqisë

Tuesday, 15 October 2019 19:29

Presidenti Trump, po bën presion mbi Turqinë që të ndërpresë ndërhyrjen ushtarake në veri të Sirisë, duke paralajmëruar sanksione ekonomike, të cilat pritet të vendosen gjatë kësaj jave. Ndërkohë nënpresidenti Mike Pence, është nisur drejt Ankarasë për të filluar bisedimet drejt arritjes së një zgjidhjeje. Turqia filloi ofensivën javën që shkoi, pas vendimit të befasishëm të presidentit Trump për të tërhequr forcat amerikane nga veriu i Sirisë. .

Një tjetër kolonë ushtarake turke hyri të hënën në very të Sirisë, në kuadër të ofensivës turke që filloi javën e kaluar.

Ankaraja thotë se synimi i saj është krijimi i një zone të sigurt përgjatë kufirit dhe largimi i luftëtarëve kurdë, të cilët Turqia i cilëson si terroristë.

Administrata Trump thotë se është duke u përgatitur për vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Turqisë.

“Turqia është anëtare e plotë e NATO-s dhe një aleat i yni që po lufton me kurdët në Siri, të cilët na kanë ndihmuar të luftojmë ISIS-in. Është situatë e komplikuar të cilën po e vëzhgojmë me kujdes”, tha Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

Javën e kaluar Presidenti Trump urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane nga veriu i Sirisë. Vendimi i papritur, është cilësuar si dritë e gjelbër për Ankaranë të nisë ndërhyrjen.

“Supozohej që qëndrimi ynë në Siri të zgjaste 30 ditë, por kemi mbetur atje për 10 vjet. Këto luftëra, nuk marrin fund kurrë”, deklaroi Presidenti Trump kur njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Shumë e panë veprimin e Presidentit Trup si nxitës të kaosit duke braktisur kurdët që ishin aleatë të ShBA-së. Ligjvënësit e të dy partive në Kongres, do të paraqesin planin e tyre të sanksioneve.

Por, Presidenti turk Erdogan, ka refuzuar thirrjet për tu tërhequr nga Siria, duke këmbëngulur në largimin e kurdëve nga kufiri.

Në një deklaratë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper tha se ndërhyrja e Truqisë në Siri mund të hapë dyert për rishfaqjen e ISIS-it.

Qindra mbështetës të Shtetit Islamik raportohet të kenë ikur, gjë kjo për të cilën Donald Trump fajësoi kurdët.

Trupat siriane kanë shkuar në veri pas marrëveshjes me forcat kurde, të cilat ndihen të tradhëtuara nga Uashingtoni dhe i kanë kërkuar mbrojtje Damaskut.

Analisti Michael Lueders thotë se Rusia po e ndjek nga afër mundësinë e një konflikti midis Turqisë, Sirisë dhe kurdëve.

“Në fund janë ata që do të gjejnë një zgjidhje politike, sepse evropianët dhe amerikanët nuk kanë më ndonjë rol në këtë konflikt”, thotë analisti Michael Lueders.

Krahas sanskioneve amerikane, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të ndërpresin shitjen e armëve për Ankaranë.

Modifikuar më Tuesday, 15 October 2019 19:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...