Drejtori për Ballkanin në Departamentin amerikan të Shtetit, David Kostelancik, gjatë një fjalimi në Forumin e Sigurisë në Beograd, inkurajoi Tiranën dhe Shkupin që të ecin përpara me reformat që forcojnë shtetin e së drejtës, për të luftuar korrupsionin dhe çimentojnë qeverisjen demokratike.
“Do të konkludoja duke thënë se këto kanë qenë hapa vërtetë kurajoze që janë ndërmarrë nga të dy vendet, veçanërisht nga Maqedonia e Veriut. Ne shpresojmë që Bashkimi Europian do të bëjë një lëvizje drejt këtyre vendeve ashtu siç kanë bërë ato duke ecur drejt Bashkimit Europian”, tha ai.
Referuar krizës politike në Shqipëri, zyrtari i DASH-it, tha se ka një sërë çështjesh atje, ne jemi zhgënjyer nga rruga pa krye që kërcënon të pengojë progresin e Shqipërisë.
“Ne i kemi inkurajuar të gjitha palët atje që të angazhohen. Ne mendojmë se për opozitën që ka lënë parlamentin, një vend në tavoline ekziston për ata dhe unë së fundmi kam vizituar Shqipërinë dhe në diskutimet me liderët i kemi inkurajuar ata që ta marrin këtë vend dhe të negociojnë në mirëbesim për t’u përpjekur që të bëjnë progres”, tha Kostelancik.
Deklarata e Drejtorit të Ballkanit në DASH David Kostelancik:
SHBA mbështet fort procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne biem plotësisht dakord me vlerësimin e Komisionit Europian se të dy vendet kanë bërë progres në reforma domethënëse. Marrëveshja e Prespës është një shembull shumë i mirë”, deklaroi Drejtori i Ballkanit në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik gjatë një forumi në Beograd ditën e sotme.
Ne mendojmë se këto vende kanë hedhur themele solide për të vazhduar reformat e tyre për hapjen e kapitujve kryesore. Pa marrë parasysh vendimin që do merret këtë javë ne do të vazhdojmë të nxisim Shkupin dhe Tiranën që të ecin përpara me reformat që forcojnë shtetin e së drejtës, për të luftuar korrupsionin dhe çimentojnë qeverisjen demokratike. Do të konkludoja duke thënë se këto kanë qenë hapa vërtetë kurajoze që janë ndërmarrë nga të dy vendet, veçanërisht nga Maqedonia e Veriut. Ne shpresojmë që Bashkimi Europian do të bëjë një lëvizje drejt këtyre vendeve ashtu siç kanë bërë ato duke ecur drejt Bashkimit Europian.
Shkurtimisht mbi Shqipërinë. Ka një sërë çështjesh atje. Ne jemi zhgënjyer nga rruga pa krye që kërcënon të pengojë progresin e Shqipërisë. Ne i kemi inkurajuar të gjitha palët atje që të angazhohen. Ne mendojmë se për opozitën që ka lënë parlamentin, një vend në tavoline ekziston për ata dhe unë së fundmi kam vizituar Shqipërinë dhe në diskutimet me liderët i kemi inkurajuar ata që ta marrin këtë vend dhe të negociojnë në mirëbesim për t’u përpjekur që të bëjnë progres.