CNN njofton sot se lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi besohet se është vrarë në një sulm të kryer nga ushtria amerikane në veriperëndim të Sirisë të shtunën, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes së SHBA dhe një burimi që ka dijeni.
Konfirmimi final është duke u pritur ndërkohë që ADN dhe testi biometrik janë kryer, thanë të dyja burimet për CNN.
Zyrtari i Mbrojtjes tha se me sa duket Baghdadi shpërtheu një jelek vetëvrasës gjatë bastisjes. Sulmi u krye nga komandot e operacioneve speciale, tha një burim që kishte lidhje me operacionin.
CIA ndihmoi në zbulimin e vendndodhjes së ISIS, tha zyrtari i Mbrojtjes.
Newsweek raportoi së pari se Baghdadi besohej se ishte vrarë. Presidenti amerikan Donald Trump ka planifikuar të bëjë një njoftim me rëndësi të dielën në orën 9 paradites, njoftoi Zv.Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Badrhë, Hogan Gidley. Një zyrtar i adiministratës tha për CNN se njoftimi ka lidhje me politikën e jashtme.
Ndërkohë Trump vetë ka publikuar një mesazh misterioz në Twitter: "Diçka shumë e madhe sapo ka ndodhur".
Bagdadi, udhëheqësi i grupit terrorist, ka qëndruar i fshehur për pesë vitet e fundit. Në prill, një video që u publikua nga mediat e krahut të ISIS, al-Furqan, tregoi një person për të cilin tha se ishte Baghdadi. Ajo ishte hera e parë që u pa, që nga koha kur Baghadi u shfaq në gusht të 2014, duke folur nga Xhamia e Madhe në Mosul.
Bagdadi u be lideri i SIS në vitin 2010..