Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera ka anuluar konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike, në kohën që po vazhdojnë protestat kundër qeverisë në këtë shtet.
Ai ka thënë se ky vendim i ka shkaktuar “shumë dhimbje”, mirëpo qeverisë së tij i duhet “të bëjë prioritet rikthimin e rendit publik”.
Konferenca, e njohur si COP24, ishte planifikuar të mbahej në muajin dhjetor.
Të paktën 20 persona janë vrarë prej kur kanë nisur protestat masive.
Protestuesit nuk kanë treguar shenja të zmbrapsjes nga kërkesat e tyre, pavarësisht pse presidenti Pinera ka njoftuar se do të zbatojë reforma rreth nivelit të pabarazisë dhe problemeve tjera.
Protestat kanë detyruar Presidentit të shkarkojë të gjithë kabinetin qeveritar por kjo nuk i ka ndalur qytetarët të shuajnë revoltën e tyre pasi kërkojnë uljen e pabarazisë ekonomike si edhe largimin e kreut të qeverisë.