Grupi terrorist, ISIS, ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit të tyre, Abu Bakr al-Bagdadi dhe emëroi edhe pasardhësin e tij.
Ishte zëdhënësi i ISIS, Abu Hamza al-Qurayshi ai i cili dha lajmin për emërimin e liderit të re, Abu Ibrahim al-Hashemi al-Kurejshi.
Ish-udhëheqësi i ISIS u vra nga forcat speciale amerikane, të cilat e gjurmuan atë në veri-perëndim të Sirisë fundjavën e kaluar dhe e sulmuan atë në kompleksin e tij.