Indi, Merkel përfundon udhëtimin dyditor, në fokus marrëveshjet tregtare

Diel, 03 November 2019 09:01

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomike me Indinë ndërsa përfundoi udhëtimin e saj dyditor në Nju Delhi.

Mundësitë për investime gjermane në infrastrukturën indiane dhe në projekte për zhvillimin e transportit janë të mëdha, të tilla si zgjerimi i rrjetit të trenave me shpejtësi të lartë, deklaroi Merkel gjatë një takimi në Dhomën e Tregtisë Indo-Gjermane.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje Indisë dhe Bashkimit Europian që të rinisin bisedimet për një pakt të tregtisë së pemëve. Bisedimet filluan në vitin 2007 por ato u ndërpren në vitin 2012.

Gjermania, e cila është partneri më i madh tregtar i Indisë në BE, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje. Gjermania eksporton kryesisht makineri, teknologji elektrike, mallra metalike, kimikate, automjete dhe pjesë automjetesh në Indi.

Sipas Merkel India ka potencial për bashkëpunim më të madh në fusha si shëndetësia, bujqësia, teknologjia dhe ndryshimi i klimës, por që India duhet të heqë burokracinë që mban peng investimet e huaja.

Ajo gjithashtu tha se qeveria e saj dëshiron të lehtësojë politikat për punonjësit e aftë indianë që shkojnë në Gjermani.//ATSH

Login to post comments