Një valë e re shirash dhe erërash të forta si pasojë e stuhisë “Ameli” kanë goditur Francën juglindore. Gjatë kësaj stuhie, deti është trazuar, kanë fryrë erëra me më shumë se 160 km/h shpejtësi si dhe rrugë të zëna me pemë të rrëzuara.
“Ameli” është stuhia e parë e vjeshtës që ka goditur bregun e Atlantikut nga mëngjesi i së dielës pa shkaktuar viktima deri më tani, por që ka lënë pa energji elektrike 140 mijë shtëpi.
Deri tani shërbimet e shpëtimit kanë raportuar vetëm tre lëndime të vogla – duke përfshirë një të shtrirë në spital – në departamentin e Pyrénées-Atlantiques, kryesisht për shkak të rënies së degëve.