Një 18-vjeçare nga Italia ka mbytur veten e saj, pasi u përpoq të kapërcente kangjellat e portës. Erika Russo vendosi mori këtë iniciative, mirëpo rezultoi fatale për adoleshenten.
Teksa kapërcente kangjellat, ajo ka mbytur veten me bluzën që kishte veshur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur fundjavën e kaluar në Ivrea, të Piemonte, Itali.
Ngjarja e rëndë u zbulua mëngjesin e së dielës nga motra e viktimës, e cila vuri kujën. Në vendin e ngjarjes mbërriti mjeku ligjor dhe policia, ku paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale, ndërkohë që hetimet lidhur me ngjarjen janë në vijim.