Moti i keq me shi që ka përfshirë edhe Italinë, ka sjellë një gjendje alarmante në Venecia.
Qyteti lagunë rrezikon përmbytje në më shumë se 70% të territorit, ndërsa niveli i ujit pritet të arrijë deri në 155 centimetra.
Shirat pritet të shoqërojnë vendin edhe gjatë dy ditëve në vijim, duke e rritur akoma edhe më shumë rrezikun. Një situatë e tillë u shënua në 1966, kur uji mbërriti në 195 centimetra, çka ai u cilësua asokohe si një “ngjarje biblike”.