Pompeo: Shtetet aleate të tërheqin luftëtarët e huaj nga Siria dhe t'i dënojnë

Premte, 15 November 2019 08:20

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u bëri thirrje anëtarëve të koalicionit që luftojnë grupin militant ekstremist Shteti Islamik (IS), që të kthejnë në vendet e tyre xhihadistët, dhe të rrisin fondet për të rindërtuar infrastrukturën në Irak dhe Siri, vende këto të shkatërruara nga konflikti.

“Anëtarët e koalicionit duhet të kthejnë prapa mijëra luftëtarë të huaj terrorist, dhe t[i mbajnë në përgjegjësi për mizoritë që kanë kryer”, tha Pompeo në hapje të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve që e përbëjnë koalicionin ndërkombëtarë në luftë kundër Shtetit Islamik.

Militantët e IS-it e kanë humbur kontrollin që kanë pasur, në pothuajse të gjithë territorin në Siri dhe Irak. Ish-udhëheqësi i grupit, Abu Bakr Al Baghdadi u vra përmes një operacioni të forcave amerikane në Siri.

Por, ekspertët dhe aleatët janë të shqetësuar, pasi theksojnë se militantët mbesin një kërcënim për sigurinë në Siri dhe më gjerë, njofton REL.

Rreth 10 mijë militantë të burgosur dhe dhjetra mijëra anëtarë të familjeve të tyre, po qëndrojnë në burgje dhe kampe në verilindje të Sirisë. Ata mbahen nga forca kurde që janë aleate të Shteteve të Bashkuara.

Uashingtoni po u bën thirrje vendeve evropiane që të marrin qytetarët e tyre, por deri më tani këto vende po ngurrojnë.

Duke folur në këtë takim, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjithashtu përmendi rrezikun që vazhdon të paraqesë Shteti Islamik.

“Lufta nuk ka mbaruar. ISIS është ende një kërcënim. Situata në verilindje të Sirisë mbetet e brishtë dhe e vështirë”, tha Stoltenberg.

Sekretari Pompeo, në anën tjetër, tha se ekzistojnë shqetësime në rritje për kërcënimin që paraqet Shteti Islamik, jashtë Sirisë dhe Irakut, në vende si Afrika Perëndimore.

Ai tha se SHBA-ja po planifikon të mbajë takime specifike të koalicionit, me fokus rritjen e ndihmës për këto vende në mënyrë që të përballen me kërcënimet nga IS-i.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...