Parisi do mirëpresë një samiti, që ka për synim të përfundojë konfliktin në Ukrainën lindore.
Njoftimi është bërë nga presidenca franceze, pas disa muajsh të përpjekjeve diplomatike, për t’i bërë të gjitha palët të bien dakord mbi bisedimet e reja, që pritet të mbahen më 9 dhjetor.
Në takim do të jenë të pranishëm presidentin rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
Ky pritet të jetë takimi i parë ballë për ballë i dy liderëve, njoftoi presidenca franceze.
Të dy udhëheqësit do të bëhen bashkë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel në bisedimet e para të tilla, të njohura si Formati i Normandisë, pas një periudhe tre vjeçare.
Zyra e Zelenskiy konfirmoi datën e samitit, por ende nuk ka ndonjë koment nga Kremlin.