Amnesty International thotë se forcat iraniane të sigurisë kanë vrarë të paktën 106 vetë në protestat anti-qeveritare që nisën të premten.
Sipas Amnesty International, forcat e sigurisë vranë 106 protestues dhe së shpejti do të publikohen edhe detaje të tjera.
Mediat shtetërore iraniane kanë raportuar se disa persona janë vrarë, përfshirë të paktën një anëtar të forcave të sigurisë në protestat që nisën të premten dhe u përhapën në dhjetëra qytete të tjera të vendit. Por qeveria iraniane nuk ka publikuar ndonjë numër zyrtar të personave të vrarë.
Protestat nisën në përgjigje të një vendimi për rritjen me 50 për qind të çmimit të karburantit. Shumë iranianë e shohin këtë rritje si një tjetër barrë tjetër mbi ta në një kohë kur kushtet ekonomike në vend janë përkeqësuar ndjeshëm, kjo edhe si pasojë e sanksioneve të vendosura nga shtetet e bashkuara të Amerikës.