Mediat e huaja raportojnë se një zëvendës i ish-udhëheqësit të ISIS Abu Bakr al-Bagdadi, është arrestuar ditën e djeshme nga forcat e sigurisë irakiane.
Sipas organit të komunikimit të Irakut “Security Media Cell”, një terrorist i njohur si Abu Khaldoun u arrestua në qytetin Hawija në provincën irakiane të Kerkuk.
Abu Khaldoun thuhet se ishte zëvendës i al-Bagdadi dhe ishte komandant ushtarak për provincën Salah al-Din. Sipas forcave irakiane të sigurisë, ai u kap i gjallë dhe mbante me vete një dokument identifikimi të rremë.
Mediat e huaja raportojnë se policia vendase pasi mori informacione të sakta mbi të, e arrestoi terroristin e njohur Abu Khaldoun në një apartament në zonën e Hawija të provincës së Kirkakut.
Kujtojmë se lideri i ISIS, Abu Bakr la-Bagdadi u vra më 27 tetor, i konfirmuar dhe nga presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një aksioni ushtarak. Ai vrau veten duke shpërthyer jelekun eksploziv që kishte veshur.