FOTO/ Finlanda zgjedh kryeministren më të re në botë/ Ndryshe nga politikanët tanë, jetonte me qira

Hënë, 09 December 2019 16:16

Ministrja e Transportit në Finlandë, pjesë e Partisë Social-Demokratëve, Sanna Marin, është zgjedhur tashmë kryeministre e vendit, duke u bërë kështu udhëheqësja më e re në historinë e shtetit nordik.

Sanna Marin, 34 vjeçe, është zgjedhur të udhëheqë qeverinë e koalicionit të pesë partive në vend pas dorëheqjes së Antti Rinnes.

 

Ajo është një vit më e re se lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, 35 vjeç, duke u bërë kështu udhëheqësja më e re në botë.

 

Marin po përflitet ndërkohë edhe për jetën e saj shumë modeste. Ajo dikur jetonte në apartament me qira me nënën dhe partnerin e nënës së saj e cila i bëri të mundur ëndrrën për të shkuar në universitet.

 

Marin iu fut shpejt politikës dhe në një kohë rekord arriti majat më të larta.

Kur ishte 27 vjeçe, drejtoi administratën e qytetit Tampere dhe në vitin 2015 u zgjodh deputete.

Tani, 4 vjet më vonë, ka marrë drejtimin si kryeministre e Finlandës.

Jeta e thjeshtë e kryeministres finlandeze është shumë larg jetës luksoze të politikanëve tanë që 'mbretërojnë' mes luksit dhe parave, ndërsa për të arritur majat e karrierës nuk përdorin arsimimin apo punën, por lidhjet me botën e errët të krimit. 

Login to post comments