Autoriteti Rregullator Bërthamor në Japoni miratoi projektin për çmontimin e dy reaktorëve bërthamorë në qarkun e Fukuit, më i fuqishmi që nga data e aksidentit bërthamor të Fukushimas, në mars 2011.
Operatori ”Kansai Electric Power” do të shpenzojë rreth 119 miliardë jen, gati një miliard euro, për të prishur reaktorët 1 dhe 2 të uzinës ”Oi”, në perëndimin qendror të arkipelagut, një shifër më e ulët se ajo që do të kishte shërbyer për të mbajtur hapur uzinën në përputhje me rregulloret e reja.
Të dy njësitë, aktive që nga viti 1979, mund të arrinin një kapacitet mbi një milion kilovatë, por ato kishin tejkaluar kufirin e 40 viteve të vendosur nga ekzekutivi pas katastrofës në Fukushima.