Nga Piers Morgan, DAILY MAIL
“Çfarë tërmeti kemi shkaktuar”, bërtiti Boris Johnson i lumtur pas triumfit mahnitës në zgjedhjet e Mbretërisë së Bashkuar natën e shkuar.
Në mënyrë të pazakontë, kryeministri britanik as nuk po e ekzagjeronte dhe as po fliste me metaforë.
Fitorja e Johnson ishte një moment sizmik i sinqertë, dhe një prej atyre lëkundjeve që do ndjehen fort përtej Atlantikut, në Amerikë.
Kjo për shkak se mësimet nga këto zgjedhje do të kenë një rëndësi të jashtëzakonshme për zgjedhjet e vitit të ardhshëm në SHBA.
Ashtu si Donald Trump dhe shprehja e tij “Të bëjmë Amerikën të madhe sërish” në vitin 2016, edhe Boris Johnson fitoi me një mesazh shumë të thjeshtë, të cilin e përsëriti në çdo shtëpi, në çdo minutë të çdo dite gjatë fushatës gjashtëjavore.
‘Le të përfundojmë Brexit-in’, përsëriste ai pafundësisht, dhe misioni i kësaj deklarate me tre fjalë funksionoi në mënyrë spektakolare.
Partia Konservatore e Johnson ishte e vetmja që kishte një platformë për të çuar në fund rezultatin e referendumit të vitit 2016 nëse Britania duhet të mbetet në BE apo duhet të largohet.
17.4 milionë njerëz votuan për largimin nga BE, 52 përqind e britanikëve- por në mënyrë skandaloze, humbësit nisën një fushatë për të penguar këtë gjë.
Njësoj si Demokratët pasi Hillary Clinton humbi ndaj Trump, ata nuk e pranonin rezultatin dhe kaluan tre vite e gjysmë duke ulëritur se sa e pandershme ishte kjo- dhe duke kërkuar votime të reja.
Që kur Johnson- një nga arkitektët kryesore të fitores së Brexit- u bë kryeministër në verë, zemërimi i tyre është rritur duke u bërë histerik ndaj tij, me etiketime si racist mashtrues me një histori aferash me gra.
Madje ata nisën të tallin edhe mbështetësit e tij, duke i etiketuar si budallenj të trashë, racistë, që nuk dinë se çfarë bëjnë.
Ju duket familjare?
Për Borisin, lexoni Trump.
Për Brexit, lexoni zgjedhjet e vitit 2016.
Për Mbetësit në BE, lexoni Demokratët.
Ngjashmëritë nuk ndalojnë këtu.
Njësoj si Demokratët kur garoi Hillary, edhe Mbetësit në BE listuan një numër mbështetësish të Hollivudit për kauzën e tyre.
Aktorët Hugh Grant dhe Steve Coogan hapën rrugën, të mbështetur nga këngëtarët Stormzy dhe Lily Allen.
Grant, që duket se e ka harruar se të luash rolin e një kryeministri në film, nuk të bën politikan, kaloi javë të tëra duke marshuar vërdallë, teksa porosiste njerëzit të mos votonin për Johnson sepse ata kishin guximin të vepronin sipas vullnetit demokratik të popullit.
“Nuk dua të ngjaj dramatik, por mendoj se jemi në emergjencë kombëtare,” tha ai në mënyrë dramatike.
Ky arrogant pompoz besonte në mënyrë absurde se do na shpëtonte të gjithëve nga vetvetja.
Përkundrazi, britanikët iu përgjigjën saktësisht duke votuar kundër kujtdo që mbështeti ai.
Nëse ka një gjë që populli britanik e urren, edhe amerikanët po ashtu- janë personazhet e famshëm dhe të pasur, që u thonë së janë idiotë dhe se vota e tyre nuk ka rëndësi.
Ekzistonte edhe një tjetër arsye madhore pse Johnson fitoi kaq shumë, dhe ai ishte kundërshtari i tij, kreu i Laburistëve, Jeremy Corbyn, një socialist i ashpër në thelb, që e bën Alexandria Ocasio-Cortez të duket kapitaliste.
Corbyn u zotua se do të shpenzojë 60 miliardë sterlina duke investuar në shkolla, spitale, arsim, energji të gjelbër dhe ndërtim shtëpish.
Por, njësoj si me Ocasio-Cortez dhe premtimet e saj të çuditshme si shkollimi falas, kujdesi shëndetësor dhe një marrëveshje e re e gjelbër, ai planifikonte të paguante për të gjitha duke taksuar pa mëshirë të pasurit dhe klasën e mesme, në një mënyrë që shumë njerëz kishin frikë se do falimentonte vendin.
Britanikët e hodhën poshtë me vendosmëri këtë axhendë të majtë në këto zgjedhje, dhe në këtë mënyrë u dërguan një mesazh të fortë Demokratëve në SHBA, ndërsa po zgjedhin kandidatin për të rivalizuar me presidentin Trump në vitin 2020.
E kam paralajmëruar për muaj të tërë, nuk ka asnjë shans që një kandidat socialist të fitojë ndaj Trump në nëntor, veçanërisht kur ekonomia amerikane po ecën keq mirë.
Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren ndajnë axhendën socialiste të Jeremy Corbyn dhe të dy duken se janë po kaq popullorë sa ai në Twitter.
Por Twitter nuk është bota e vërtetë.
Ai është bërë një dhomë jehonash, ku shumë njerëz vetëm ndjekin të tjerët që pajtohen me mendimet e tyre politike, duke krijuar kështu një mur partizan- gjithmonë e më abuziv dhe me pak lidhje me realitetin.
Twitter-i liberal u trondit kur Trump fitoi, u trullos kur ndodhi Brexit dhe ka mbetur pa fjalë tani që Boris Johnson shënoi një sukses kaq të madh.
Mesazhi i qartë në këto zgjedhje britanike ishte se një kandidat radikal socialist, i mbështetur nga personazhe të famshëm dhe të llastuar, kundër një kundërshtari populist me një bazë të zjarrtë mbështetjeje, do të dështojë.
Dhe nëse taktika e vetme me të cilën ata duan të fitojnë, është duke u përpjekur të pengojnë demokracinë, do të dështojnë keq.
Përpjekja e errët e establishmentit për të ndaluar Brexit-in, nuk është e ngjashme me lëvizjen aktuale për shkarkimin e Trump nga Demokratët e keqkëshilluar.
Ata që votuan për Brexit dhe Trump, nuk e pëlqejnë që vota e tyre demokratike të abuzohet në këtë mënyrë.
Dhe hakmarrja e tyre vjen te kutia e voitmit.
Nëse njerëzit mendojnë se tërmeti i Boris Johnson ishte i madh, prisni derisa Senati të lirojë Presidentin Trump nga akuzat dhe ai të përdorë këtë fitore për të nisur sulmin drejt rizgjedhjes.