SHBA-ja fton Korenë e Veriut për bisedime rreth çarmatosjes

Hënë, 16 December 2019 15:27

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Stephen Biegun, i bëri thirrje Koresë së Veriut që të ulet në tryezë, për të diskutuar rreth çarmatimit bërthamor.

Komentet e tij nga Seuli vijnë pak ditë pasi Koreja e Veriut kreu teste të reja raketore. Koreja e Veriut i ka vendosur Shteteve të Bashkuara afat deri në fund të vitit për të sjellë një marrëveshje të re për denuklearizimin dhe lehtësimin e sanksioneve.

Ajo ka thënë se i jep kohë SHBA-së deri për Krishtlindje. Biegun, përfaqësues i posaçëm i SHBA-së për Korenë e Veriut, tha se deklaratat e tilla të Phenianit janë “armiqësore, negative dhe të panevojshme” dhe shtoi se SHBA-ja “ka një synim, jo një afat”.

“Është koha ta bëjmë punën tonë. Le ta kryejmë. Ne jemi këtu dhe ju e dini se si mund të na kontaktoni”, tha Biegun.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk do t’i heqë sanksionet derisa Koreja e Veriut nuk e braktis plotësisht programin e saj bërthamor. Koreja e Veriut ka thënë se nëse SHBA-ja nuk bën një ofertë të pranueshme, ajo do të gjejë “mënyrë të re”.

Trump dhe homologu i tij, Kim Jong-un, u takuan në Singapor në qershor të vitit 2018 dhe në Vietnam në fillim të këtij viti, për të biseduar rreth çarmatosjes bërthamore të Gadishullit Korean.

Ata po ashtu u takuan në Zonën e Demilitarizuar, që ndan Korenë e Veriut dhe atë të Jugut, në qershor. Por, që atëherë, bisedimet kanë ngecur dhe Koreja e Veriut ka rifilluar testimin e raketave të saj balistike me rreze të shkurtër.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...