Papa ka deklaruar se rregulli i “sekretit papnor” nuk vlen më për rastet e abuzimit seksual të të miturve, në një përpjekje për të përmirësuar transparencën në raste të tilla.
Kisha më parë ruante sekretin edhe për çështjet e abuzimit seksual, në ato që thoshte se ishte një përpjekje për të mbrojtur privatësinë e viktimave dhe reputacionin e të akuzuarve.
Por dokumentet e reja papale të martën hoqën kufizimet për ata që raportojnë abuzim ose thonë se kanë qenë viktima.
Udhëheqësit e kishës kërkuan heqjen e rregullit në një samit të mbajtur në Vatikan në muajin shkurt.
Ata thanë që heqja e rregullit në raste të tilla do të përmirësonte transparencën dhe aftësinë e policisë dhe autoriteteve të tjera juridike civile për të kërkuar informacion nga Kisha.
Informacioni në rastet e abuzimit ende duhet të trajtohet me “siguri, integritet dhe konfidencialitet”, tha Papa në njoftimin e tij. Ai udhëzoi zyrtarët e Vatikanit që të zbatojnë ligjet civile dhe të ndihmojnë autoritetet gjyqësore civile në hetimin e çështjeve të tilla.