Shkup, plagoset njëri nga dhunuesit e Ziadin Selës

Tuesday, 24 December 2019 17:31

Eshtë plagosur, Boris Mutkov i njohur me nofkën “Fantom”, i cili është njëri nga sulmuesi i Ziadin Selës në ngjarjet e 27 prillit.Mutkov është sulmuar mbrëmjen e djeshme ndërsa ka qenë në lëvizje me automjet. Ai është dërguar për mjekim në spitalin Sistina. Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, nuk e përjashtoi mundësinë që rasti të jetë i lidhur me ngjarjen që ndodhin rreth një muaj më parë në hotelin Aleksandar Palas.

“Është fakt se bëhet fjalë për përleshje mes grupeve kriminele. Ata janë persona të cilët njihen në opinion për veprat e tyre kriminele. Unë atë person e pash edhe në Kuvend më 27 prill me grupin i cili hyri për të sulmuar deputetët. Kështu që bëhet fjalë për grupe kriminale por mbetet që hetimi të dëshmojë dhe ti shqyrtoj të gjitha faktet, a ka lidhje mes grupeve me ngjarjet e kështu me radhë”, deklaroi ministri Spasovski, shkruan alsat.mk

Login to post comments