Tokio – Japonia do të dërgojë anije luftarake dhe avionë patrullimi për të mbrojtur anijet japoneze në Lindjen e Mesme, pasi situata në rajonin, nga i cili buron gati 90% e importeve të saj të naftës së Ppapërpunuar, mbetet e paqendrueshme, tha zëdhënësi i qeverisë së Japonisë të premten, sipas Reuters.
Sipas planit të miratuar nga kabineti i Kryeministrit Shinzo Abe, një destrojer i pajisur me helikopterë dhe avionë patrullimi P-3C do të dërgohen për të mbledhur informacionin me synim që të garantojë kalimin e sigurtë të anijeve japoneze në rajon.
Nëse do të ketë ndonjë rast urgjent, një urdhër special do të lëshohet nga Ministri i Mbrojtjjes së Japonisë për të lejuar ushtrinë të përdorë armët për të mbrojtur anijet në rrezik.
“Paqja dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme është jashtëzakonisht e rëndësishme për paqen dhe prosperitetin e komunitetit ndërkombëtar përfshirë Japonisë, tha Sekretari kryesor i Kabinetit, Yoshihide Suga në një konferencë shtypi.