Media e përditshme serbe “Alo” ka parashikuar epilogun e mundshëm për zgjedhjet e vitit 2020, ndërsa ka zbuluar edhe disa skenarë të mundshëm. Sipas kësaj medieje, në fund të muajit prill, konkretisht me 26 prill, Serbia pritet të mbajë njëkohësisht dy palë zgjedhje, parlamentare dhe ato presidenciale.
“Alo” shkruan se në këtë formën pritet të realizohet dëshira e Aleksandër Vuçiçit, president aktual i Serbisë dhe lider i partisë SNS, që më 2025 ta përfundojë karrierën e tij politike si kryeministër i ri i Serbisë.
“Zgjedhjet me shumë gjasë do të mbahen më 26 prill të vitit të ardhshëm kurse Vuçiç seriozisht mendon që kësaj radhe të mos kandidojë më për president të Serbisë, por në SNS të inkuadrohet Guvernatorja e Bankës Popullore të Serbisë, Jorgovanka Tabakoviq, e cila do të propozohej për presidente”, thuhet në shkrimin e “Alo”.