Haradinaj flet për Ramën dhe presionet që iu bënë për të hequr taksën ndaj Serbisë

Hënë, 30 December 2019 21:12

Në një intervistë për mediat vendase, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe sulmet që ky i fundit ia bëri Kosovës për minishengenin. Sipas Haradinajt, nuk ka diçka personale me Ramën, por shton se ishte përpara një rreziku të madh që Kosova të ndahej.

“Unë s’kam e nuk e bëj kurrgjë në baza personale. Jam ndodhur para një rreziku të madh që Kosova të ndahej në emër që gjoja ajo pjesë që mbetej të bashkohej me Shqipërinë. Unë jam detyruar të dal kundër. Interesi kombëtar, territori, sovraniteti ynë, ka qenë çështja e vendosjes së taksës, është nënshtrim, nuk mundesh t’i imponosh asgjë Serbisë, e pastaj pse me të na njohë ndonëjeherë Serbia”, – tha Haradinaj.

Kryeministri në detyrë përmend edhe presionet e bëra për heqjen e taksës.

“Heqja e taksës, presionet që janë bërë, kur dilnin dhe thoshin që “duhet me u heq taksa, minishengeni është veç një formulë”. “Ne nuk jemi Amerika” më thonë mua, por ky minishengeni është bërë me e fut Kosovën në atë klub. Ata nuk e kanë atë lodrën që patën qef me lujt me të. Është një lodër mashtruese edhe për Vuciçin edhe për Edi Ramën, për Kosovën është mashtruese. Po ta kisha provuar do kishte dalë keq për Kosovën. Ata nuk humbin, por edhe nuk fitojnë. Unë e kam thënë disa herë ne jemi vëllezër shqiptarë, unë nuk kam vlerësime të cfarëdo natyre për individin ç’ka thotë ai”, – mbyll Haradinaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...