Trump: Nëse Irani sulmon, do të godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë

Diel, 05 Janar 2020 09:40

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënjestruar dhe janë gati që të godasin 52 zona në Iran nëse Teherani sulmon amerikanët apo asetet amerikane. Sipas Presidentit, goditja e SHBA-së do të jetë “shumë e shpejtë dhe shumë e rëndë”.

Trump shkroi në Twitter: “Irani po thotë se ka shënjestruar disa asete amerikane për t’u hakmarrë ndaj nesh, pasi i vramë një nga terroristët më të mëdhenj të botës, i cili sapo kishte vrarë një amerikan dhe kishte plagosur shumë të tjerë. Pa përmendur këtu të gjithë ata njerëz që ka vrarë gjatë jetës së tij, duke përfshirë qindra protestues iranianë. Ai kishte sulmuar ambasadën tonë dhe po përgatiste sulme në vende të tjera. Irani ka shkaktuar vetëm probleme përgjatë viteve.

Ky le të shërbejë si një paralajmërim: nëse Irani godet ndonjë amerikan apo aset amerikan, ne kemi shënjestruar 52 zona iraniane (që përfaqësojnë 52 amerikanët që u morën peng nga Irani shumë vite më parë), disa shumë të rëndësishme për Iranin dhe kulturën iraniane, dhe këto zona do të goditen SHUMË SHPEJT DHE SHUMË RËNDË! Nuk ka më kërcënime ndaj SHBA-së! Amerika sapo ka shpenzuar 2 trilionë dollarë për pajisje ushtarake. Jemi më të MIRËT në Botë me diferencë të madhe! Nëse Irani sulmon një bazë amerikane, apo çdo amerikan, ne do të dërgojmë atje pa hezitim disa nga këto pajisje të reja dhe të bukura”.

Kjo deklaratë e Trump vjen pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani, një nga krerët më të lartë të ushtrisë iraniane. Vrasja me urdhër të Trump përshkallëzoi tensionin dhe Irani është zotuar për një “hakmarrje të ashpër”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...