Sekretari i Mbrojtjes: SHBA nuk tërhiqet nga Iraku

Tuesday, 07 Janar 2020 18:19

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i tërheqin trupat nga Iraku. Ai sqaroi se një letër e shkruar nga një komandant amerikan në Irak, ku lihej të kuptohej se trupat do të tërhiqeshin, ishte një gabim.

“Nuk ka vendim për t’u larguar nga Iraku dhe nuk ka ndonjë plan për këtë”, tha zoti Esper.

Letra e cila dje u publikua edhe në Twitter, i ishte dërguar qeverisë irakiane nga një komandant amerikan në Irak. Në të thuhej se “Shtetet e Bashkuara respektojnë vendimin e Irakut që kërkon largimin tonë dhe se trupat amerikane do të ripozicionohen në ditët dhe javët në vijim në përgatitje për lëvizjen e mëtejshme.”

Gjeneral Mark Milley, shef i shtabit të ushtrisë, u tha gazetarëve se letra ishte thjesht një draft që i ishte dërguar aleatëve në Irak, për të marrë komentet e tyre dhe për të koordinuar gjuhën.

Ai tha se letra ishte një gabim që çoi në një keqkuptim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...