×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Fotogaleri/ Ndahet nga jeta Barbara Bush, gruaja e Presidentit të 41 dhe nëna e presidentit të 43 të SHBA-ve

E mërkurë, 18 Prill 2018 11:39

Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare Barbara Bush, bashkëshortja e një presidenti amerikan dhe nëna e një tjetri.

Njoftimin e dha zyra e bashkëshortit të saj, ish presidentit George H.W. Bush, pa bërë të ditur shkakun e vdekjes. Ish zonja e parë ishte mjaft e sëmurë kohët e fundit dhe kishte hequr dorë nga trajtimi i mëtejshëm mjekësor. Sipas njoftimeve, ajo vuante nga zemra dhe një sëmundje kronike pulmonare.​

Barbara Pierce Bush ishte zonja e parë e Shteteve të Bashkuara në fillim të viteve 1990 kur bashkëshorti i saj ishte presidenti i 41-të i vendit. Ajo më pas u bë nëna e një presidenti, kur një nga gjashtë fëmijët e saj, George W. Bush, u zgjodh në vitin 2000. "Kam pasur probleme kur isha e martuar me presidentin. Dhe tani tek shoh të njëjtën fytyrë që dikur e shëtisja me makinë për ta çuar nëpër ndeshje sportive dhe i bërtisja të pastronte dhomën, pra kur e shoh president, kjo është vërtet e mahnitshme,” ishte shprehur ajo.

Zonja Bush njihej për besnikërinë e saj të pashtershme. "Nuk më pëlqente kur dikush kritikonte burrin tim të shkëlqyer dhe inatosesha kur më kritikonin djalin,” thoshte ajo. Shpesh e cilësuar si e përulur, trashëgimia e saj më e madhe është avancimi i arsimimit, thotë profesorja e historisë në Universitetin e Hjustonit, Nancy Beck Young. "Ajo argumentoi rëndësinë e leximit dhe të shkrimit dhe që secilit t'i jepen këto mundësi. Ajo argumentoi në shumë raste në Shtëpinë e Bardhë se aftësia për të lexuar dhe shkruar përcakton suksesin e çdo individi në shoqëri.”

Fondacioni Barbara Bush për Arsimimin Familjar që ajo themeloi tre dekada më parë ka grumbulluar më shumë se 110 milionë dollarë për të krijuar dhe zgjeruar programe arsimore në mbarë Shtetet e Bashkuara. Ajo ka botuar edhe libra.

“Ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë ajo shkroi librin "Millie’s Book" historia e treguar nga vështrimi i qenit të saj Millie për jetën në Shtëpinë e Bardhë. Ajo i dhuroi të ardhurat nga libri që ishin gati një milion dollarë për programet arsimore”, thotë Nancy Beck Young.

Ajo ishte e drejtpërdrejtë, thotë zonja Young. “Ajo kurrë nuk u përpoq të dilte jashtë vetes. Gjithmonë ka qenë e vërtetë me veten. Ajo ia u shpjegoi këtë sekretarëve të shtypit se çdo gjë që ajo thotë është e vërtetë. Ajo thoshte nëse e thashë, e thashë" Barbara Bush lindi më 8 qershor 1925. Ajo qëndroi e martuar për 73 vjet me njeriun, me të cilin u fejua para se ai të nisej për në luftë.

"Qëndroja aty dhe shihja qiellin e zbrazët, dhe mendoja për miqtë që kam humbur, për vendin e dua dhe një vajzë me emrin Barbara", kujton presidenti George H.W.Bush. Ajo u përball me tragjedinë kur një nga dy vajzat e saj vdiq nga leuçemia në moshën 3 vjeçare. Një nga mbesat e saj tha se bota është një vend më i mirë për shkak të zonjës Barbara Bush.

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 11:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...