Senati miraton marrëveshjen tregtare SHBA-Meksikë-Kanada

E Enjte, 16 Janar 2020 19:29

Senati amerikan miratoi të enjten marrëveshjen e re tregtare mes vendeve të Amerikës së Veriut.

Marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara me Meksikën e Kanadanë (USMCA) tashmë pritet të shkojë tek Presidenti Donald Trump për t'u nënshkruar në ligj.

USMCA-ja zëvendëson marrëveshjen 25-vjeçare të tregtisë së lirë mes vendeve të Amerikës së Veriut, e njohur si NAFTA. Në të përfshihen rregulla të reja për prodhimin e automjeteve, tregtinë elektronike si dhe lidhur me fuqinë punëtore.

Projekligji u miratua në muajin dhjetor nga Dhoma e Përfaqësuesve me mbështetjen e të dyja palëve pasi u përfshinë fillimisht ndryshimet e propozuara nga demokratët lidhur me dispozita të zbatimit të saj, mjedisit, farmaceutikën dhe fuqinë punëtore.

Votimi në Senat u vonua për shkak të mosmarrëveshjeve politike në lidhje me procesin e gjykimit të Presidentit Trump në kuadër të procesit që synon shkarkimin e tij.

Marrëveshja e re tregtare duhet të ratifikohet edhe nga Kanadaja. Parlamenti i këtij vendi pritet të zhvillojë votim mbi këtë çështje më vonë gjatë këtij muaji.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...