26-vjeçarja dënohet me burgim të përjetshëm, pasi hodhi në koshin e plehrave…

Premte, 17 Janar 2020 14:18

Një 26 vjeçare është vënë në prangat e policisë amerikane pasi vrau fëmijën e saj. Emilie Weaver kishte fshehur shtatzaninë e saj nga miqtë dhe familjarët duke bërë që në fund të 9 muajve t’i dërgonte vetëm një mesazh të dashurit duke i thënë:

“S’ka më fëmijë. U kujdesa unë për këtë”. 26 vjeçarja kishte si qëllim të dështonte fëmijën ndaj shkonte në festa të ndryshme, qëndronte deri vonë madje disa here është hedhur nëpër shkallë në mënyrë që fëmija të mos jetonte.

Emilie e lindi fëmijën vetë, shkoi për t’ia prerë kërthizën dhe në këtë moment vendosi ta linte në një kuti për ta dërguar më pas në kosh të plehrave.

Në një intervistë për revistën “Elle” Emilie është shprehur nga burgu se tashmë ndihet si monstër dhe se nuk e kishte menduar se gjërat do shkonin deri në këtë pikë. 26 vjeçarja po vuan tashmë burgimin e përjetshëm.

Login to post comments