Nderkohe qe numri i vitkimave nga termeti magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazığ të Turqisë është rritur në 22 persona ndërsa 1.030 të tjerë janë të plagosur, shume njerez jane ende nen rrenoja.
Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka postuar pamje nga operacioni i kerkim shpetimit, kur nga rrenojat jane nxjerre njerez qe i kane mbijetuar goditjes shkaterruese
AFAD ka bërë të ditur se në rajon janë dërguar 235 mjete, 18 qen shpëtimi dhe gjithsej 1.167 personel për punimet e kërkim-shpëtimit nga institucionet si AFAD, ato të xhandarmërisë, njësive shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë UMKE dhe të zjarrfikësve.
Sipas Planit të Ndërhyrjes ndaj Katastrofave të Turqisë, nën koordinimin e AFAD-it janë vendosur në veprim me parimin e “punimeve 24 orë në 7 ditë” 28 grupe me qëllimin për të vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit dhe mbështetjes së pandërprerë shëndetësore.