Departamenti i Shtetit njoftoi të dielën se do të evakuojë personelin e konsullatës amerikane në Wuhan dhe se do të ofrojë një numër të kufizuar vendesh për qytetarët amerikanë në një avion që do të niset nga ky qytet më 28 janar drejt San Fraçiskos.
Në një deklaratë për shtyp të Departamentit të Shtetit thuhej se vetëm disa qytetarë amerikanë do të jenë në gjendje të hipin në avion ndaj dhe u kërkuar të gjithë të interesuarve që të kontaktojnë Ambasadën Amerikane në Pekin për më shumë informacione.
“Mundësitë janë jashtëzakonisht të kufizuara dhe nëse do të jetë e pamundur për të transportuar të gjithë ata që kanë shprehur interes, përparësi do t'u jepet personave në rrezik më të madh nga koronavirusi”, thuhej në deklaratë.
Wuhan-i, një qytet me 11 milionë banorë që ndodhet në pjesën qëndrore të Kinës është izoluar nga autoritetet pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës që u shfaq atje në fund të vitit të kaluar.
Vende të tjera si Franca dhe Australia, kanë njoftuar se po shqyrtojnë alternativa për t'i nxjerrë qytetarët e tyre nga Wuhan-i.
Në një deklaratë të lëshuar të shtunën ministria e Kashtme kineze njoftoi se po i ofron ndihmë qeverisë amerikane për të lehtësuar evakuimin.