Vijon të rritet numri i viktimave nga coronavirusi, që ka prekur Kinën dhe po kthehet në një alarm botëror. Sipas Tgcom24 numri i të vdekurve deri tani ka shkuar në 213, ndërsa mbi 9600 persona janë infektuar në Kinë.
Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, 42 nga 43 viktimat e reja janë regjistruar në provincën e Hubei. Ndërsa në Wuhan, ku është dhe epiqendra e epidemisë ka edhe raste të personave të vdekur në rrugë.