Bruksel – Gjykata e lartë e BE-së vendoi të enjten se ajo nuk kishte juridiksion për të zgjidhur një mosmarrëveshje kufitare ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë, duke e komplikuar kështu aksesin e Kroacisë në zonën Shengen të udhëtimit pa viza.
Sllovenia kishte arsyetuar se fqinja e saj në BE mund të paditej sipas ligjit europian, sepse nuk po zbatonte një vendim për kufirin të marrë në vitin 2017 nga Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit në Hagë, njofton Reuters.
Komisioni Europian ka thënë se Kroacia i plotësonte kriteret teknike për anëtarësimin në Shengen, por Sllovenia nuk ështe e gëzuar që Kroacia refuzon ta zbatojë atë vendim dhe e kishte fuqinë të vinte veton për atë pranimin.
“Gjykata e Drejtësisë të BE-së nuk e ka juridiksionin të vendosë mbi një mosmarrëveshjej kufitare midis Sllovenisë dhe Kroacisë, “ tha gjykata, duke shtuar se dy shteteve iu kërkohej ta gjenin zgjidhjen ndërmjet tyre.
Dy shtetet ballkanike kanë debatuar për vite me radhë për vijën e kufirit të tyre tokësor dhe detar në Gjirin Piran në detin Adriatik.