Ky është momenti kur eurodeputetët britanikë i japin lamtumirën Parlamentit Europian. Disa prej tyre, ata të partisë Brexit mbanin edhe pankarta ku lexohej ‘Brexodus Express”.
Sot në mbrëmje, Britania e Madhe do të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Europian
Në prag të largimit, tre figurat më të larta të BE, presidentët e Këshillit, Komisionit dhe Parlamentit, Charles Michel, Ursula von der Leyen dhe David Sassoli publikuan një artikull, ku thonë sërish se Britania nuk do jetë aktore e madhe globale siç mund të ishte si pjesë e BE-së.
Nga ana tjetër, në ishull thonë se largimi i tyre do të shënojë edhe krisjen finale që do i japë fund Bashkimit Europian. Kështu deklaroi Nigel Farage, zëri më i rëndësishëm i Brexit gjatë këtyre viteve.