Koronavirusi/ Qeveria italiane shpall gjendjen e emergjencës për 6 muaj. Ndahen 5 milionë euro

Premte, 31 Janar 2020 14:32

Është zyrtare, koronavirusi ka mbërritur edhe në Itali dhe Këshilli i Ministrave sot ka ndërmarrë hapat e parë për të përballuar virusin. Mes tyre, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për gjashtë muaj dhe një alokim fillestar prej 5 milion eurosh.

Një masë, shpjegojnë burimet qeveritare, e cila është një pasojë e drejtpërdrejtë e vendimit të OBSH-së për shpalljen emergjencës globale. Avioni që do të rikthejë italianët që duan të largohen nga Wuhan, provinca ku shpërtheu virusi do të largohet nga Roma natën midis të shtunës dhe së dielës dhe mund të niset nga Kina të dielën ose të hënën në mëngjes, shkruan Repubblica.

Vendimi erdhi pasi një çift turistësh kinezë të pranuar në spitalin Spallanzani në Romë, u shpallën pozitive për testet. Ata kishin ardhur nga Wuhan në Milano më 23 janar dhe kishin bërë disa ndalesa të ndërmjetme, përfshirë Parman, përpara se të arrinin 4 ditë më parë në një hotel në kryeqytetin italian.

Me ta edhe 18 shtetas të tjerë kinezë janë gjithashtu nën vëzhgim, sepse ishin pjesë e të njëjtit grup si çifti me pushime në Romë. Një rast i dyshimtë edhe në Veneto, një minoren nga Treviso u kthye nga një udhëtim në territorin kinez.

Ndërkohë janë konfirmuar edhe dy raste të reja të infeksionit në Mbretërinë e Bashkuar: bëhet fjalë për anëtarë të së njëjtës familje, të cilët aktualisht i janë nënshtruar trajtimeve shëndetësore. Një infeksion nga njeriu tek njeri ka ndodhur edhe në Tajlandë. Dy raste janë konfirmuar edhe në Rusi.

Login to post comments