Rreziku nga koronavirusi në avion, EASA: Merrni masa për t'u mbrojtur

Premte, 07 February 2020 13:18

Teksa vihet në dukje, se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri, i identifikuar në Wuhan, Kinë, autoritetet e shëndetit publik kujtojnë herë pas here, se duhet të tregohet kujdes e të merren masa për të mos u infektuar nga virusi i rrezikshëm.

Agjencia Europiane e Sigurisë Ajrore (EASA), ka publikuar një manual për hapat që duhet të ndiqni për të evituar prekjen nga virusi në fjalë, për pasagjerët dhe ekuipazhin. Mëposhtë edhe materiali i ilustruar me këshilla që mund t'iu shpëtojnë jetën.

Më herët, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) u bëri thirrje të gjithë atyre që planifikojnë të udhëtojnë me avion dhe janë të shqetësuar nga koronavirusi. Mbroni veten dhe të tjerët rreth jush:

Mos udhëto nëse ke #temperaturë ose kollë
Shmang kontaktet e afërta me ata që kanë temperaturë dhe/ose kollë
Lani duart sa më shpesh
Mos prekni sytë, hundën apo gojën
Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni dhe/ose tështini
Nëse sëmureni në udhëtim, informoni menjëherë ekuipazhin e avionit dhe merrni ndihmë mjeksore

Login to post comments