Sulmonin klandestinën në kampe, Policia arreston 7 persona në Lesvos

Premte, 07 February 2020 14:57

Pesë grekë dhe dy të huaj janë arerstuar pasi dyshohet se kanë kryer sulme ndaj klandestinëve në kampet e ishullit Lesvos.

Saktësisht personat u arrestuan jashtë kampit të Moria, i cili është më i madhi për klandestinët nga Lindja e Mesme në Greqi.
Policia sekuestroi shkopa druri, shufra metalike si dhe maska që përdornin autorët për sulmet.

Kampi i Morias është ngritur për të mbajtur 2800 persona por aty jetojnë sot 19 mijë e 400 azilantë- kërkues dhe prej kushteve të vështira ka përplasje dhe tensione brenda kampit apo mes azil- kërkuesve dhe banorëve të ishullit grek.

Kjo ka ndezur edhe më shumë tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, pasi të gjithë emigrantët klandestinë që vijnë nga Turqia kthehen mbrapsht nga BE dhe Greqia, por kjo e fundit akuzon Erdogan se lejon qëllimisht klandestinët të udhëtojnë pa probleme drejt ishujve grekë.

Login to post comments