Koronavirusi në Kinë, javën tjetër 160 milion kinezë rikthehen në punë

E mërkurë, 12 February 2020 14:58

Pas një 2020 të të nisur me një krizë si ajo e koronavirusit, qeveria e Kinës do rikthejë në punë 160 milion qytetarë.

Duket se Kina do të përpiqet të jetojë normalisht pas një pezullimi të plotë të të gjitha aktiviteteve prej koronavirusit i cili u përhap me shpejtësi dhe tashmë ka një bilanc të frikshëm prej 1,116 viktimash si dhe 45 mijë e 207 të prekur.

Ende mbetet problem ky virus dhe sidomos përhapja e tij dhe nuk dihet nëse ky vendim i Kinës është me rrezik ose jo për shkak se do të rritet kontakti më i shpeshtë midis njerëzve.

Login to post comments