Koronavirusi erdhi nga laboratori i ushtrisë? Shtohen dyshimet

Premte, 14 February 2020 14:36

Kina ka caktuar eksperten më të rëndësishme të armëve biologjike që të marrë përsipër laboratorin sekret të viruseve në Wuhan pas shpërthimit të koronavirusit të ri. Sipas Daily Mail kjo ka shtuar akoma më shumë spekulimet se kjo krizë shëndetësore mund të ketë lidhje me ushtrinë.

Chen Wei ka marrë drejtimin e Institutit të Virologjisë në Wuhan. 54-vjeçarja është një eksperte nëfushën e vaksinave gjenetike. Ajo shpiku një spraj mjekësor në vitin 2003, që u përdor nga personeli mjekësor për të penguar infektimin e tyre me virusin SARS

Ajo njihet edhe si ‘terminatorja e Ebolas’ pasi ka udhëhequr një ekip që të krijonte një vaksinë kundër virusit fatal. Fakti që ajo merr drejtimin e këtij laboratori periferik vetëm sa ka ngjallur teoritë konspirative se aty përgatiteshin armë biologjike.

Prej kohësh rrjetet janë të mbushura me teori se koronavirusi ishte një armë biologjike e prodhuar nga Kina, por që ka rrjedhur aksidentalisht jashtë laboratorit. Burime të inteligjencës izraelite e kanë mbështetur këtë teori. Sipas tyre, laboratori në Wuhan përdorej për programe të bio-luftës.

 

Koronavirusi ka vrarë 1380 persona deri më tani dhe ka prekur mbi 64 mijë.

Login to post comments