Kreu i OBSH ka shprehur shqetësimin e tij për numrin e rasteve me koronavirus, që nuk kanë lidhje të qartë me Kinën ose të konfirmuara
Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesys tha se dritarja e mundësive për të përmbajtur virusin ishte ngushtuar. Autoritetet kineze të Shëndetësisë raportuan një ulje të vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirus të shtunën.
Mirëpo ato janë në rritje në vende të tjera si Koreja e Jugut, Italia, Irani etj.
Jashtë Kinës janë më shumë se1200 raste me virus në 26 shtete dhe ka pasur tetë të vdekur, tha OBSH.
Aty përfshihen edhe dy vdekjet në Korenë e Jugut, që ka numrin më të madh të rasteve pas Kinës dhe një kroçierë në Japoni.
Të shtunën, Koreja e Jugut njoftoi për 142 raste të reja të infektuarish që e çojnë në total numrin e të prekurve në 346.
Një avion evakues që mbante 32 britanikë dhe një pasagjer tjetër europian u ngrit nga Japonia dhe u nisë për në Angli.
Të premten, doktorët në Itali thanë se një 78-vjeçar u bë I pari person në vend që vdiq nga koronavirusi, sipas ANSA. Italia kishte njoftuar më parë edhe për 16 raste të tjera dhe Ministri i Shëndetësisë tha se shkollat dhe zyrat e duhet të mbyllen dhe ngjarjet sportive në këto rajone të prekura duhet të mbyllen.