Pasi e emëroi shef të Inteligjencës Kombëtare të SHBA, Trump nuk ka ndërmend t’i heqë Grenellit statusin e të dërguarit të Posaçëm për dialogun Kosovë- Serbi. Aktualisht Grenell ka tre detyra, ndërkohë Trump do e lirojë nga ajo e ambasadorit në Gjermani për të emëruar një tjetër në atë detyrë
Trump vlerëson punën e grenell si i dërguar i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë- Serbi duke thënë se realizoi marrëveshje mes dy vendeve (atë për hekurudhën dhe autostradën) në një kohë kur gjithë të tjerët thoshin se ishte e paarritshme diçka e tillë.
“Do të emëroj një ambasador të ri në Gjermani. Ambasadori [Grenell] do të vazhdojë [si i dërguar për Kosovën dhe Serbinë] pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme, por ai e realizoi. Ishte dicka shumë pozitive për këto të dyja vende”, tha presidenti Trump për Zërin e Amerikës.