OBSH: Bota duhet të përgatitet për një pandemi koronavirusi

Tuesday, 25 February 2020 09:23

Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se bota duhet të bëjë më shumë për t’u përgatitur për një pandemi të mundshme koronavirusi. OBSH tha se ishte herët për ta quajtur këtë shpërthim një pandemi, por shtetet duhet të jenë në gjendje gatishmërie. shkruan BBC.

Pandemi është kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga njeri tek njeriu në pjesë të ndryshme të botës. Më shumë raste të virusit COVID-19, që shkakton një sëmundje respiratore, vazhdojnë të shfaqen, me shpërthime në Korenë e Jugut, në Itali dhe Iran duke shkaktuar shqetësim.

Megjithatë, shumica e të infektuarve janë në Kinë, burimi i virusit, ku më shumë se 77 mijë persona janë sëmurë dhe mbi 2600 kanë vdekur. Më shumë se 1200 raste janë konfirmuar në rreth 30 vende të tjera dhe ka pasur më shumë se 20 të vdekur.

Tregjet e aksioneve në të gjithë botën patën rënie të forta për shkak të pasojave të koronavirusit në ekonomik.

Kina tha se do ta shtyjë mbledhjen e përvitshme të Kongresit Popullor Kombëtar për muajin tjetër, në vazhdim të përpjekjeve kundër koronavirusit. Ky organ, që miraton vendimet e marra nga Partia Partia Komuniste, mblidhet çdo vit që nga viti 1978.

Login to post comments