Koreja e Jugut dhe Irani janë dy qendrat e reja të përhapjes së koronavirusit pas Kinës në kontinentin aziatik. Koreja e Jugut ka shënuar rreth 1 mijë të prekur dhe 10 viktima duke qëndruar në vendin e dytë pas Kinës sa i përket numrit të të prekurve me koronavirus.
Në lindjen e mesme çuditërishte vendi më i izoluar, Irani diktatorial është prekur nga koronavirusi duke shënuar 61 të infektuar dhe 15 vikitma. Irani ka mbyllur kufijtë me të gjitha vendet fqinje si dhe të gjitha fluturimet nga Irani drejt një vendi tjetër apo anasjelltas janë pezulluar deri në një njoftim të dytë. Tashmë koronavirusi ka bërë që Irani të izolohet totalisht nga bota.