Përhapja e koronavirus arrin në 50 shtete, rriten shifrat në Gjermani dhe Britaninë e Madhe

Premte, 28 February 2020 14:07

Virusi ka mbërritur në çdo kontinent përveç Antarktidës, duke shënuar 82,411 të infektuar deri në mëngjesin e sotëm. Ndërlikimet në shëndet vazhdojnë, teksa mjekët dhe shtëpitë farmaceutike ende po punojnë për gjetjen e një vaksine kuruese.

COVID-19 u shfaq për herë të parë në dhjetor të 2019 në Kinë, por përhapja e madhe e tij jashtë këtij territori është një nga shqetësimet më të mëdha të mjekëve sot.

Në Itali është rritur bilanci i të prekurve me koronavirus duke kapur shifrën 653, ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 17, ku 5 persona humbën jetën ditën e djeshme. Ndërsa të shëruarit në Itali janë 45.

Përpos rajonit më të prekura, Lombardia (403) të infektuar ka në Veneto (111 të infektuar), Emilia Romagna (97 ), Liguria (19), Sicilia (4 ), Marche (6), Lazio (3), Campania (3), Toscana dhe Piemonte (2), Tiroli Jugor, Abruzzo dhe Puglia (1). Aktualisht rezultojnë 248 pacientë me simptomat e koronavirusit, 56 janë në kujdes intensiv dhe 284 në izolim në shtëpi.

Por edhe harta e të prekurve në botë rritet. Në Gjermani rastet me koronavirus kanë shkuar në 60. Edhe në Britaninë e Madhe rastet e të prekurve janë rritur duke arritur në 19, dy prej të cilëve janë në Irlnadën e Veriut dhe dy në Uells.

Në Holandë janë 2 të prekur me koronavirus raportojnë mediat vendase. Edhe në Spanjë rritet numri i të prekurve nga virusi i tmerrshëm duke shkuar në 32. Ditën e sotme u infektua edhe persioni i parë në Lituani, e cila është një grua e cila në 24 shkurt ishte kthyer nga Verona

Ndërkohë në Greqi numri i personave të prekur me koronavirus ka shkuar në katër. Një 38-vjecare greke që kishte udhëtuar se fundmi në Itali ka rezultuar me koronavirus ndërsa është kthyer në Greqi. Ajo ka simptoma të lehta gripi dhe ndodhet e shtruar në një spital të Athinës

Login to post comments